Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekuilibristi ecën mbi vullkanin aktiv

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 13:13 | Lifestyle

Ekuilibristi Nik Wallenda sfidoi vdekjen duke ecur mbi një tel çeliku për 548 metra, mbi vullkanin Masaya në Nikaragua, ende aktiv. Dhe gjithë këtë e bëri në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Vullkani është një prej tetë vullkaneve në botë që kanë një liqen llave aktiv, prej të cilës buron një nxehtësi prej 1100 gradë Celsius.

E gjithë aventura e 41-vjeçarit u transmetua në televizionin amerikan ABC. Ai ishte gjatë gjithë kohës i lidhur me litar sigurie, por mbante edhe një maskë për të përballuar erën e rëndë të squfurit. “Sytë nisën të më djegin”, tha ai.

https://twitter.com/NikWallenda/status/1235395631348244480

A2 CNN Livestream

Dita jonë