Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Futbollisti i Tottenham, sherr me tifozët e tij për të mbrojtur vëllain

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 08:31 | Futboll
Futbollisti i Tottenham, sherr me tifozët e tij për të mbrojtur

Eleminimi i Tottenham nga Norwich në Kupën e Anglisë u shoqërua me një ngjarje aspak të zakontë në një stadium futbolli.

Eric Dier, mesfushori i skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho, u fut mes tifozëve për të sqaruar gjërat me një tifoz të Tottenham, i cili e kishte ofenduar gjatë ndeshjes, dhe po zihej më pas me vëllain e vogël të futbollistit, i cili kishte ndërhyrë për ta mbrojtur.

Në një nga pamjet e kapura nga kamera shihet Dier duke bërtitur: “Ai është vëllai im”. Planet e tjera tregojnë punonjësit që largojnë mesfushorin nga shkallët e stadiumit.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho tha: “Dier bëri diçka që nuk duhet bërë nga lojtarët profesionistë, por mendoj se në atë situatë kushdo do të vepronte njësoj. Po e ofendonin dhe vëllai i tij i vogël ishte aty. E kuptoj reagimin e tij dhe e mbështes”.

https://www.youtube.com/watch?v=S2rn7wQAokQ

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli