Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ligji për pronat, mazhoranca miraton draftin, opozita: Antikushtetues

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 21:19 | Politikë
Ligji për pronat, mazhoranca miraton draftin, opozita: Antikushtetues

Mes debatesh, mazhoranca ka miratuar me 94 vota pro ligjin e pronave. Sipas deputetëve të mazhorancës, drafti i ri i jep fund ngërçit të krijuar me pronat ndër vite, ndërsa deklarojnë se formalizimi i tyre do të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në këtë ligj, për herë të parë, trajtohen në mënyrë të përmbledhur dhe të integruar të gjitha problematikat e tokës në Shqipëri”, është shprehur Bashkim Fino.

“Zgjidhen përfundimisht problemet e pronësisë së truallit dhe regjistrohen shtëpitë e banimit të ndërtuara me leje të ish-organeve vendore, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, të lëshuara për qëllime banimi në troje shtetërore, legalizohen të gjitha shtëpitë e banimit në fshat”, u shpreh Klotilda Ferhati, deputete e PS-së.

Opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, nga ana tjetër, e kanë cilësuar draftin antikushtetues, duke shtuar se nuk janë marrë parasysh vërejtjet e Komisionit të Venecias.

“Ky projektligj është në kundërshtim me kushtetutën. Po të ishte hartuar ndryshe dhe me konsultim më të gjerë dhe më cilësor, ne mund të kishim arritur një produkt cilësor”, është shprehur deputeti Ralf Gjoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani