Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lleshaj: Drejtësia dështoi me krimin, qeveria duhej të merrte përgjegjësi

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 11:25 | Politikë
Lleshaj: Drejtësia dështoi me krimin, qeveria duhej të merrte

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, arsyetoi vendimin e qeverisë për të ndërmarrë aktin normativ me fuqinë e ligjit kundër personave me të shkuar kriminale dhe për sekuestrimin e pasurive të tyre. 

“Siç ndodh zakonisht në këtë qerthull vicioz, fillimisht vjen pasuria, pastaj vjen etja për pushtet dhe ngadalë krijohen modele toksike për shoqërinë. Tashmë, ne besojmë se ka ardhur momentin për një kthesë në këtë aspekt. Në Shqipëri, shumë gjyqtarë dhe prokurorë panë se shanset për të kaluar veting-un nuk i kishin të larta dhe këta persona u bënë pjesë e skenës kriminale, duke kontribuar në rritjen e kriminalitetit në vend. Për këtë arsye, këtë situatë emergjence duhej ta adresonim në kushte emergjence, përmes një akti normative. Përmes këtij akti, qeveria merr përgjegjësi të drejtpërdrejta dhe shpreh vullnetin e shkatërrimit përfundimtar për celulat e krimit të organizuar në vend”, deklaroi Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë