Momenti i duhur për foton perfekte

Një “strukturë” e ndërlikuar, e ngjashme me një rrjetë, e cila u krijua nga shpërthimi i një vullkani në Kili në mes të një stuhie, është zgjedhur si fotoja më e mirë në konkursin “Momenti Perfekt”.

Francisco Negroni ishte fotografi që shkrepi foton më të mirë dhe u shpërblye me 2 mijë dollarë, si dhe një lente kamere Tamron 2.8 G2.

Në fotogalerinë e mësipërme gjeni disa nga fotot më të vlerësuara në këtë konkurs.