Nderimi i të rënëve, Ushtria e Kosovës parakalim në përkujtim të Epopesë

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë parakaluar sot në nderim të Epopesë së UÇK-së. Aty u bën bashkë të gjithë liderët institucional të vendit.

Presidenti Hashim Thaçi, theksoi se Kosova është një histori suksesi dhe secili qytetar duhet të ndjehet krenar me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Natyrisht vlerësoi lart dhe heroizmin dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari në luftën për liri kundër Serbisë.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se është e nderuar që në emër të Kuvendit të Kosovës t’u drejtohet Forcave të Sigurisë se Kosovës.

“FSK-ja është sinonim i shtetësisë, mbrojtës së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit tonë”, u shpreh ajo.

Për paprekshmëri territori foli dhe kryeministri Albin Kurti. “Ne duam ushtri të fortë, profesionale që mbron tërësinë tonë territoriale. Duam anëtarësim në NATO”, tha ndër të tjera Kurti.