Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Një gabim mund të jetë fatal, puna e rrezikshme në gurore

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 17:44 | Lifestyle

Të mbuluar nga pluhuri i bardhë, qindra punëtorë në guroret e Egjiptit kalojnë vështirësi të përditshme për të siguruar bukën. Të vendosura në jug të vendit, në qytetin Minya, 365 km larg Kajros, guroret ofrojnë kushte tepër të vështira pune për ata që kalojnë aty një pjesë të mirë të ditës dhe jetës së tyre. Ata punojnë aty me turne 7-orëshe, ndërsa po aty, në mes të pluhurit, konsumojnë edhe vaktet.

Aksidentet në punë janë të shpeshta, për shkak të sharrave dhe mjeteve të tjera prerëse që përdorin çdo ditë. Një gabim mund të jetë fatal. “Vdekje, ose dëmtime të përhershme”, thotë për AP Obeid Abu Ibram, një punëtor 34-vjeçar. “Dikur makineritë ishin edhe më të sigurta, por me kalimin e viteve nuk u kujdes më njeri për këtë pjesë. Kështu që të gjithë duhet të tregohemi edhe më të kujdesshëm”.

Në vitet e fundit autoritetet kanë mbyllur disa prej këtyre guroreve, që nuk kanë as licencë, për shkak të numrit në rritje të vdekjeve në punë. “Janë mbyllur 40, por ka ende 400 të tjera që vazhdojnë punën”, thotë Abu Ibram, i cili punon aty prej moshës 14-vjeçare.

Ajo që e bën edhe më të rëndë gjendjen është rroga prej 5 eurosh në ditë që ata fitojnë aty, shifër që mezi u del për të mbajtur familjet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani