Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plotësimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ i propozon presidentit emërimin e 3 kandidatëve

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 19:44 | Aktualitet
Plotësimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ i propozon presidentit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Sokol Sadushit, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Tre kandidatët që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, janë propozuar për tre pozicione të lira në Gjykatën e dalë krejtësisht jashtë funksioni.

Pasi emrat e tyre të jenë në tavolinën e Presidentit, Kreu i Shtetit ka 10 ditë kohë të dekretojë emërimin e tyre. Në rast se ndodh e kundërta, dekreti i Presidentit për mosemërimin e kandidatit mund të rrëzohet me shumicë votash në KLGJ.

Në rast se presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe nis punë 15 ditë nga data e vendimit të KLGJ-së. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani