Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sunduesi i Dubait rrëmben vajzat dhe kërcënon ish-gruan

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 18:18 | Bota
Sunduesi i Dubait rrëmben vajzat dhe kërcënon ish-gruan

Një gjykatë në Londër vendosi se sunduesi i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum urdhëroi rrëmbimin e vajzave të tij dhe orkestroi një fushatë intimidimi ndaj ish gruas së tij.

Gjykatësi Andrew McFarlane bëri me dije se pranoi akuzat e ngritura nga ish-bashkëshortja e Mohammed, Princesha Haya bint al-Hussein gjatë betejës ligjore për kujdestarinë e dy fëmijëve në Gjykatën e Lartë në Londër.

Haya udhëtoi drejt Londrës më 15 prill të vitit të kaluar, bashkë me dy vajzat Jalila 12 vjeç dhe Zayed 8 vjeç, pasi kishte frikë për jetën e saj, pas dyshimeve të publikuara se kishte një marrëdhënie intime me një nga truprojat e saj britanike.

Si pjesë e gjykimit për çështjen e kujdestarisë, gjykatës McFarlane gjeti shume fakte rreth akuzave të ngritur nga Haya gjatë seancave dëgjimore që zgjatën për më shumë se 9 muaj.

Gjykatësi pranoi deklaratat e Princeshës se Mohammed se organizoi rrëmbimin e vajzës së tij Shamsa në vitin 2000 në Cambridge dhe të motrës së saj Latifa në 2018.

Në vendimin e zbardhur, McFarlane pranoi se sheiku kishte nisur dhe një fushatë frikësuese ndaj Haya, duke e bërë atë që të kishte frikë për jetën e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani