20 ditë para ndeshjes, shiten të gjitha biletat për Maqedoni e Veriut-Kosovë

Toše Proeski Arena stadiumi shkup 1100x620

Më 26 mars, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të ndeshen së bashku në takimin më të rëndësishëm të historisë së futbollit të këtyre dy përfaqësuesve, pasi do të shkonin në finale të “play off”-it të Ligës së Kombeve, fitorja në të cilin do i siguronte një biletë për Kampionatin Europian.

Ndërsa jemi 20 ditë nga kjo përballje, e cila do të zhvillohet në “Tose Poroeski Arena”, një stadium me kapacitet prej 36 mijë spektatorësh, janë shitur të gjitha biletat. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë përmendet edhe rreziku nga koronavirusi, ku deri tani është një person i prekur në vendin fqinj. “Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë”, thuhet në deklaratë.

Kjo do të jetë ndeshja me numrin më të lartë të tifozëve në këtë stadium edhe pse më parë Maqedonia ka luajtur edhe ndaj Spanjës, por në stadium ishin të pranishëm 30 mijë spektatorë.