4 kamionë njëri mbi tjetrin, reklama e veçantë e kompanisë Volvo

volvo reklame 1100x620

Prodhuesi i kamionëve Volvo ka publikuar së fundmi një reklamë të re për të prezantuar kamionët e rinj të kompanisë që ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë.

Në videon komerciale shfaqen 4 modelet e reja të kamionëve të gjigandit të makinave Volvo, njëri mbi tjetrin, që ecin në një rrugë në errësirë dhe shi dhe mbi to presidenti i kompanisë Roger Alm.

Videoja titullohet “Kulla” dhe ka marrë miliona klikime në pak ditë që është publikuar në rrjetet sociale.

Kompania “Volvo” mbahet mend dhe për një reklamë tjetër të veçantë ku shfaqet aktori i filmave aksion Van Damme ndërsa bën sparkatën mes dy kamionëve që janë duke ecur.