Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I shënoi dy gola Liverpool-it: Me paratë e fituara i kam blerë dele babait, ka qenë ëndrra e tij

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 17:52 | Futboll
I shënoi dy gola Liverpool-it: Me paratë e fituara i kam blerë

Ismaila Sarr, sulmuesi Watford-it, është njeriu i momentit në Premier League, pasi i shënoi dy gola Liverpoolit, i cili ishte i pamposhtur këtë sezon në kampionat.

Sulmuesi nga Senegali ishte blerja më e shtrenjtë në histori për klubin e Watford-it, i cili pagoi në verë 27 milionë euro te Renne në Francë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sarr është shprehur se me paratë e fituara në Angli i ka bërë një dhuratë të veçantë babait të tij.

“Me paratë e fituara i kam blerë dele babait tim. Më parë ai nuk kishte një fermë, tani e ka një të tillë. Gjithmonë ka qenë ëndrra e tij”, është shprehur futbollisti.

Sarr ka treguar se është edhe një njeri me zemër të artë. Ai nuk e ka harruar origjinën e tij, pavarësisht sukseseve të arritura në karrierën e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli