Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Karantina” gjigante në mes të oqeanit, testi për koronavirus vjen me helikopter

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 18:34 | Bota

Një anije turistike me 3500 veta në bord nuk lejohet të ankorojë në portin e San Franciskos, pasi një person që ishte më parë në bord është shndërruar në të parin të infektuar me koronavirus në Kaliforni.

Anija “Grand Princess” kishte dalë në det për një udhëtim 15-ditor dhe të shtunën duhet të rikthehej. Por duke qenë se të paktën 12 persona që janë në anije kishin udhëtuar më parë me të infektuarin, tani ajo është shndërruar në një karantinë gjigante në mes të oqeanit Paqësor.

Për të testuar pasagjerët, Roja Bregdetare dërgoi me helikopter pajisjet të enjten. Rezultatet pritet të dalin të premten.

Sipas autoriteteve, në anije ndodhen 2383 pasagjerë dhe 1100 pjesëtarë të ekuipazhit. Në total, 35 vetë kanë shfaqur simptoma gripi gjatë udhëtimit, por pjesa më e madhe e kanë rimarrë veten dhe nuk kanë më probleme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani