Këshilli i ambasadorëve, letër për Dronald Trump: Rishikimi i kufijve të Kosovës minon stabilitetin

61525718 1297736550402433 5554992275513147392 o 1100x620

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe disa personaliteteve të tjera politike atje.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ndaj Kosovës, këshilli i kërkon Presidentit Trump që gjatë dialogut Kosovë-Serbi të ruhet parimi i integritetit territorial të Kosovës. “Qasjet alternative, bazuar në nocionin e rishikimit të kufijve mbi parime etnike kanë mundësinë që të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe shteteve të tjera multietnike në Europën Juglindore”, shkruhet në letër.

Përveç Presidentit Trump, letra i është dërguar edhe Sekretarit të Shtetit, Pompeo, disa senatorëve dhe kongresmenëve, mes tyre edhe Eliot Engel, mbështetës i hershëm i çështjes shqiptare.