Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Masat për koronavirusin, boshatiset dhe sterilizohet Meka

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 11:25 | Bota

Arabia Saudite rihapi për publikun dy prej vendeve më të shenjta të islamit, xhaminë Al-Haram në Mekë dhe atë Al-Masjid në Medina, pasi të gjitha ambientet u sterilizuan për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raportoi të premten televizioni shtetëror.

Dy vendet e shenjta ishin të mbyllura për të huajt dhe turistët që vinin nga 25 vende të ndryshme për të ndaluar përhapjen e virusit. Ndërsa qytetarët dhe rezidentët e vendeve të gjirit që kanë udhëtuar në shtete të tjera duhet të presin 14 ditë para se të lejohen të futen në Arabinë Saudite.

Në një video të agjencisë Reuters duken punëtorët duke pastruar sheshin rreth Qabesë të boshatisur, një vend që zakonisht është i mbushur me vizitorë, sidomos gjatë periudhës së haxhit për në Mekë.

Deri tani, Arabia Saudite ka raportuar pesë raste të personave të infektuar me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani