Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Na ishte një herë Amerika, foto nga vitet ’40-‘50

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 15:36 | Lifestyle

Ida Wyman është një prej fotografeve më të mira në SHBA. Puna e saj, realizuar më së shumti në vitet e para pas Luftës II Botërore, është rikthyer së fundmi në një ekspozitë në Santa Fe. Ajo u nda nga jeta në korrik 2019, kur ishte 93 vjeç.

Gjatë një periudhe ku në profesionin e saj dominonin burrat, Wyman u bë një nga fotoreporteret e pakta në vitet 1940-50, duke punuar për një prej revistave më të mira të kohës, “Time and Life”. Gjatë karrierës prej disa dekadash, ajo arriti të fotografonte çaste nga jetë e përditshme, por edhe personazhe të famshëm, si Elisabeth Taylor e Ronald Reagan.

E lindur në Bronks, ajo ka fotografuar më shumë qytetin e Nju Jorkut, por edhe Los Anxhelos, Hjuston dhe Filadelfia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani