Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rudina Hajdari zbulon në A2 pse vendosi që të tregojë historinë e saj të dhunës

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 09:58 | Politikë
Rudina Hajdari zbulon në A2 pse vendosi që të tregojë

Rudina Hajdari deklaroi përpara disa ditësh në kuvend se edhe ajo ka qenë viktimë e dhunës. E ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, deputetja shpjegoi pse vendosi ta bënte një zbulim të tillë.

“Jeta ime personale nuk njihet shumë nga publiku sepse kështu kam dashur vetë, që të mbroj veten. Familja duhet të ishte goxha e fortë në atë kohë, rreth vitit 1998. Unë isha vetëm 11 vjeç dhe kishim goxha vëmendje në atë kohë. Në atë periudhë vinin shumë njerëz në shtëpinë tonë, për 3 vite rresht. Familja kishte tensionet e veta dhe më pas u largova për në SHBA. U rrita shumë shpejt sepse m’u desh të përballesha me jetën. Amerika ka sfidat e veta. Sapo u njohën me historinë time, ata donin që të shkoja te psikologu, ndërsa unë refuzoja. Në atë kohë ka pasur shumë vajza që kanë përjetuar dhunë, por edhe sot po jetojmë një model të frikshëm”, deklaroi Hajdari.

Kur u pyet nëse merret seriozisht dhuna ndaj gruas në kuvendin shqiptar, Hajdari deklaroi: “Ka deputetë që e marrin seriozisht, por duhet të vazhdojmë ndërgjegjësimin e shoqërisë për këtë fenomen që po ndodh. Vetëm kështu mund të edukohen njerëzit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli