Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus – A2

Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

koronavirusi 2 1100x620

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në Serbi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë në qytetin verior të Suboticës, i cili testoi pozitiv pasi kishte qenë në kontakt me motrën e tij në Budapest, e cila kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Pacienti po qëndron i izoluar në spitalin e Suboticës dhe ministri theksoi se nuk ka vend për panik.

“Serbia është e përgatitur për këtë situatë. Do të vazhdojmë t’ju informojmë në mënyrën më transparente të mundshme”, u shpreh ministri serb i Shëndetësisë.