Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sulm me armë gjatë një ceremonie në Kabul, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 17:46 | Bota

Persona të armatosur vranë 27 civilë dhe plagosën mbi 55 të tjerë pas një sulmi në një ceremoni në kryeqytetin afgan të Kabulit. Ky konsiderohet si një nga sulmet më të mëdhenj që nga e premtja kur SHBA dhe talebanët arritën një marrëveshje për paqe që do të çojë në tërheqjen e trupave amerikane.

Përmes një deklaratë për shtyp militantët talebanët bënë me dije se nuk ishin të përfshirë në këtë sulm. Në momentin e sulmit në vendngjarje ishte i pranishëm dhe një zyrtar i lartë, por që mbeti i palënduar.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se bilanci i viktimave mund të rritet për shkak të numrit të madh të personave të lënduar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli