Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Të dhunuar dhe lakuriq mes të ftohtit, situatë dramatike në kufirin greko-turk

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 20:10 | Bota

Skena dramatike janë regjistruar në ditët e fundit në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, ku mijëra emigrantë sirianë kanë mbetur të bllokuar në “tokën e askujt” pasi asnjë nga dy vendet nuk i pranon më.

Greqia është përballur me një fluks të madh emigrantësh nga Siria pasi autoritetet turke vendosën të mos i ndalonin më në territorin e tyre.

Zjarri, tymi dhe gazi lotsjellës kanë dominuar vijën kufitare mes Greqisë dhe Turqisë për ditë të tëra, pasi forcat greke janë përpjekur të zmbrapsin refugjatët që duan të futen në Evropë.

Emigrantët në Turqi deklarojnë se janë dhunuar mizorisht nga policia greke, janë rrahur dhe detyruar tq qëndrojnë pa rroba, në temperatura të ulëta.

Televizioni shtetëror turk TRT ka publikuar së fundmi fotot e dhjetëra emigrantëve të zhveshur, disa prej tyre me shenja të dukshme dhunë në kurriz dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Policia greke deklaron se ka përdorur gaz lotsjellës, topat e ujit për të ndaluar emigrantët të kalojnë kufirin, por nuk pranon të ketë vrarë apo plagosur ndonjë prej tyre.

Ndërkohë që dhjetëra emigrantë të tjerë shprehin zemërimin e tyre ndaj presidentit Erdogan, për të cilin thonë se iu ka dhënë shpresa të rreme për një jetë të re në Europë, duke i lejuar ata që të largohen nga Turqia.

“Nuk e di se çfarë po ndodh, ne jemi si lodra për ta. Madje më mirë si topa dhe ata luajnë me pasime nga dy anët e kufirit”, shprehet një nga emigrantët e irrituar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani