75-vjetori i luftës më të përgjakshme në histori (pjesa e dytë)

(Vijon nga java e kaluar…)

Edhe pas 5 vitesh bombardime të vazhdueshme, situata ishte po njësoj. Zjarr e flakë kudo në Evropë e në kryeqytetet më të mëdha.

Në vitin 1945, Dresdeni ishte qyteti gjerman skenë e një prej bombardimeve më të forta të aleatëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore. E paprekur, deri në muajt e fundit të luftës, qyteti u sulmua rëndë dy herë nga trupat ushtarake britanike, vetëm 3 orë njëri pas tjetrit, mbrëmjen e 13 shkurtit të vitit 1945. Numri i viktimave nga këto sulme ishte 25 mijë. Por, shumë nga ata që mbijetuan, thanë se numri i viktimave ishte shumë më i lartë.

Pas 6 vitesh, liderët e Gjermanisë, Britanisë dhe SHBA u takuan në Jaltë të Ukrainës. Ky ishte takimi i dytë i tre udhëheqësve përgjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në konferencë u diskutua ndarja e Gjermanisë dhe shpërndarja e energjisë në Europë, pas përfundimit të luftës. Ata u dakorduan se do të pranonin veç dorëzim të pakushtëzuar.

Foto nga takimi në Jaltë të Ukrainës

Çlirimi i Parisit në gusht të 1944, pasi u pushtua nga ushtria gjermane në qershor 1940, ishte një fitore dramatike për popullin francez, lëvizjen e rezistencën dhe vetë gjeneralin Charles de Gaulle.

Më 30 prill 1945, me trupat sovjetike që kishin rrethuar Berlinin, Adolf Hitler dhe Eva Braun u tërhoqën në bunkerin e tyre pranë kancelarisë. Të dy kryen vetëvrasje dhe ato që besohet të jenë trupat e tyre u gjetën pas luftës. Ky ishte fundi i Hitlerit dhe regjimit të tij.

Në Auschvitz të Polonisë ndërkohë, gjermanët ishin kujdesur ndër vite të ngrinin kampet e përqëndrimit. Po ashtu, edhe në Belsen të Gjermanisë.

Edhe Japonia, në qytetet më të mëdha, vuante pasojat e luftës, për të cilat dukej fillimisht se do të ishte shumë e vështirë rimëkëmbja.

Zyrtarisht, Lufta e Dytë Botërore mbaroi më 2 shtator 1945, me ceremonitë e dorëzimit në bordin e anijes luftarake “Missouri” në bregdetin e Tokios. Por, shpallja se Japonia kishte pranuar termat e dorëzimit nga ana e aleatëve, u bë më 15 gusht, në atë që festohet si VJ-Day, Victory in Japan. Përpjekja e gjermanëve për genocid përfundoi me më shumë se 6 milionë hebren të vrarë në Gjermani, Poloni dhe Bashkimin Sovjetik, mes vendeve me më shumë viktima. Përqark Europës u rivendos paqja, me mijëra qytetarë që dolën në rrugë për të festuar. Kryeministri 70-vjeçar i Britanisë, Winston Churchill, njoftoi popullin për paqen me dy gishtat lart.

Winston Churchill

Lufta në Europë përfundoi më 8 maj të 1945, një konflikt që zgjati më shumë se 5 vjet e që i solli këtij kontinenti veç vdekje e shkatërrim, në historinë e saj të pakrahasueshme me asgjë tjetër. Lidhja mes dy luftrave që u quajtën të ndara, lufta në Europë dhe ajo në Kinë e Japoni që zgjati për 4 vite, ishte sulmi japonez në portin e Hauait, Pearl Harbour, në dhjetor të 1941. Edhe pse dorëzimi i Japonisë u shpall më 15 gusht, më 2 shtator, një delegacion japonez, drejtuar nga ministri i Punëve të Jashtme Shigemitsu, u ngjit në bordin e anijes luftarake “Missouri” për të firmosur dokumentin e dorëzimit. Ky ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fillimi i një ere të re në politikën botërore.

Nga ajo ditë, bota do të përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Shtetet që kishin marrë pjesë në luftë do të nxitin brenda vitit të formonin Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me shpresën se në të ardhmen nuk do të kishte konflikte, por edhe nëse do të kishte, ato nuk do të arrinin në pikën ku kishin shkuar deri në atë kohë. Perandoritë nga ai vit nuk do të ekzistonin më. Aleanca të reja do të krijoheshin. Gjermania mori dënimin e saj, ndarjen në 4 zona të ndryshme. Pjesa tjetër mbeti nën drejtimin e Bashkimin Sovjetik.