Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Aksident i rëndë në Tiranë gjatë natës, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 09:21 | Kronikë
Aksident i rëndë në Tiranë gjatë natës,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në gjatë mesnatës në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes mes tyre ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet A.S., i cili ka qenë pasagjer në makinën e drejtuar nga shtetasi A.Ç., 30 vjeç.

Mësohet se 30-vjeçari është vënë në pranga nga policia pasi ka qenë në gjendje të dehur. Policia bën të ditur më tej, se A.Ç., gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, duke thënë se drejtues mjeti ka qenë shtetasi F.A., i cili ndërroi jetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani