Ambulanca përplaset me makinën, 2 të plagosur

ambulanca aksident naten 1100x620

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgjik, pasditen e së shtunës, ku janë përfshirë një ambulancë e spitalit dhe një makinë tip “Volkswagen”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit  “Volkswagen”,  si dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M.,  të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.