Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Barcelona harron Realin dhe merr përkohësisht vendin e parë

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 20:25 | Futboll
Barcelona harron Realin dhe merr përkohësisht vendin e parë

Barcelona ka marrë një fitore shumë të mundimshme në ndeshjen e radhës përballë Real Sociedad në kampionatin spanjoll të futbollit me rezultatin 1-0.

Ekipi mik kishte ardhur tepër i motivuar në këtë takim dhe tregoi edhe njëherë se nuk është rastësisht mes 6 më të mirave të këtij sezoni.

Barcelona u përpoq të çante gjatë gjithë kohës mbrojtjen e Sociedad, i cili ishte vendosur shumë mirë në fushë.

Zhbllokimi i ndeshjes u bë i mundur vetëm në minutën e 82, të takimit falë një penalltie të fituar për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë, e cila u shndërrua në gol nga Messi.

Momentalisht Barcelona ka marrë vendin e parë në klasifikim në pritje të ndeshjes së Realit të Madridit përballë Betis.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli