Edhe NBA pa tifozë për shkak të koronavirusit? LeBron James: Nuk luaj

LeBron 1100x620

Emergjenca nga koronavirusi ka mbërritur dhe në Shtetet e Bashkuara dhe kampionati i basketbollit po shikon mundësinë që disa ndeshje të luhen me porta të mbyllura për tifozët.

Pas paralajmërimeve të disa ditëve më parë për lojtarët për praktikat që duhen ndjekur, NBA-ja ka shpërndarë dhe një njoftim të ri për 30 skuadrat, duke iu kërkuar të shikojnë mundësinë dhe të përgatiten për të zhvilluar disa ndeshje pa tifozë.

“Unë luaj basketboll për shokët e mi të skuadrës dhe për tifozët. Të bëjnë çfarë të duan. Unë nuk luaj me dyer të mbyllura”. Ky është qëndrimi i qartë dhe i prerë i yllit të koshit LeBron James pas hipotezave të përhapura nga NBA.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht raportohen 282 persona të prekur nga koronavirusi dhe 16 viktima në 26 shtete.