Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjendet i mbytur një person në rezervuarin e Krujës

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 16:49 | Kronikë
Gjendet i mbytur një person në rezervuarin e Krujës

Policia e Shtetit bën me dije se ka gjetur trupin e një personi të mbytur në rezervuarin "Pengile" në lagjen nr.4, Krujë.

Pas verifikimeve rezultoi se personi i mbytur është 29-vjeçari G.L., i cili ishte shpallur në kërkim nga familjarët e tij, në komisariatin e Vorës dhe që dyshohet se vuante nga shëndeti mendor.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se në trupin e 29-vjeçarit nuk ka shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë