Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hysaj, rekord negativ në Serie A, në krye të listës...

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 15:07 | Futboll
Hysaj, rekord negativ në Serie A, në krye të listës...

Një profesionist i shkëlqyer, por me një mangësi. Elseid Hysaj është në krye të listës së lojtarëve që kanë luajtur në Serie A dhe nuk kanë shënuar asnjë gol.

Lista është bërë nga “Del Delinquents” dhe Hysaj qëndron me një diferencë të madhe nga vendi i dytë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptarë ka luajtur deri tani 183 ndeshje në elitën e futbollit italian dhe ende nuk e ka provuar shijen e golit. Në vendin e dytë renditet Nicola Murru, i cili është aktivizuar në 147 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjëherë.

Të paktën me Kombëtaren, Hysaj ka arritur të shënojë një gol, atë ndaj Islandës, vitin e kaluar në “Elbasan Arena”.

https://www.youtube.com/watch?v=mDkwyBWQiHw

A2 CNN Livestream

Dita jonë