Këshilla për shëndetin, dieta mesdhetare, më e shëndetshmja për çdo moshë – A2

Këshilla për shëndetin, dieta mesdhetare, më e shëndetshmja për çdo moshë

KR DIETA MESDHETARE frame 443 1100x620

Është një dietë e plotë, e pasur me fruta, perime, fruta të thata dhe farëra të ndryshme. Sipas studimit më të fundit, të publikuar në revistën amerikane mjekësore, mbajtja e kësaj diete vetëm për 1 vit, ka benefitet e saj për shëndetin.

Për femrat dhe meshkujt, dieta mesdhetare përmirëson ndjeshëm funksionimin e trurit dhe mund të ndihmojë në jetëgjatësi.

Sipas studimit, dieta mund të pengojë në prodhimin e kimikateve inflamatore, që çojnë në funksionim më aktiv të trurit të njeriut, por edhe në parandalimin e sëmundjeve kronike, të tilla si diabeti apo sëmundjet kancerogjene.

Në studim u analizua mikro-bioma e më shumë se 600 evropianëve të moshave nga 65 deri në 79 vjeç, përpara se gjysma e tyre t’i nënshtroheshin një diete të tillë për plot 1 vit. Pjesës tjetër iu kërkua të konsumojnë ushqimin e përditshëm, sipas rutinës së tyre, për të njëjtën periudhë, 12 muaj.

Pas një viti, ata që ndoqën dietën mesdhetare shënuan ndryshime pozitive në sistemin e tyre të tretjes, kujtesë më të fortë dhe funksionim perfekt të trurit.