Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi mbërrin në parlamentin francez, dy deputetë të prekur

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 21:57 | Bota
Koronavirusi mbërrin në parlamentin francez, dy deputetë të

Shkon në dy numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në Francë që janë dërguar në spital pasi janë prekur nga virusi me origjinë nga Kina, ndërkohë që 5 ligjvënës të tjerë u janë nënshtruar testimeve për këtë sëmundje.

Asambleja Kombëtare nuk bën me dije emrat e dy deputetëve të infektuar, por mediat raportojnë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson zonën më të prekur nga Covid-19 në Alsasë. Ai momentalisht ndodhet në spital në terapi intensive.

Ligjvënësi tjetër i prekur me virusin  vdekjeprurës është një grua. Gjithashtu, Asambleja raporton se është infektuar dhe një punonjës i lokalit.

Për shkak të situatës së krijuar seancat e Dhomës së Ulët nuk do të zhvillohen deri në 22 mars- lexohet në një deklaratë për shtyp të Asamblesë Kombëtare.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Francë bëri me dije se numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 16, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 949.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani