Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ushtria ruse nën akuzë për seksizëm, për paradat e bukurisë të organizuara për 8 Mars

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 22:47 | Lifestyle

Ushtria ruse është vënë së fundmi nën akuzë për seksizëm pas një konkursi “qesharak” bukurie për të shënuar Ditën e Gruas.

Një paradë e dalë mode u organizua nga flota e ushtrisë ruse në Detin e Zi për të shënuar arritjet e personelit femëror detar "të seksit më të dobët". Një tjetër konkurs i quajtur "Bukuria e Forcave Ajrore" u mbajt nga paraushtaraket  në rajonin e Tulas.

"Gjatë konkursit vajzat do t’iu nënshtrohen disa provave në të cilat ata do të demonstrojnë bukurinë, përsosmërinë estetike, inteligjencën, vetitë morale dhe shpirtërore", thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë.

Vajzat paraushtarake mes të tjerash kishin dhe sfidën për të treguar aftësitë e tyre në qepje dhe gatim.

Një pjesëmarrëse nga forcat e policisë deklaroi se vajzat gjithashtu u vlerësuan dhe për qitje me pistoletë Makarov, si dhe metodën që përdorin për arrestimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë