Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

8 Marsi shqiptar/ Rrjeti i grave në Shqipëri: Situata, më e rëndë se një vit më parë

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 21:03 | Sociale
8 Marsi shqiptar/ Rrjeti i grave në Shqipëri: Situata, më e

Rrjeti për Demokraci i Grave në Shqipëri marshoi për 8 Mars në Tiranë.

Edhe pse në tre dekadat e fundit gratë dhe vajzat shqiptare kanë evoluar ndjeshëm në fushën profesionale, ekonomike dhe në konsolidimin e statusit të tyre në shoqëri, ky rrjet konstaton se në raport me vitin e kaluar, ky 8 Mars i gjen gratë me pozita më të dobëta në të drejtat e tyre, ku numri i grave që vriten dhe dhunohen, përfshirë edhe gra me urdhër mbrojtje, vjen çdo ditë duke u rritur.

''Duhen inkurajuar gratë për të marrë pjesë aktivisht në partitë politike, shoqëri civile apo në institucione dhe organizma të rëndësishëm si në Policinë e Shtetit apo në institucionet e sigurisë kombëtare,'' është apeli i tyre.

Një urim i veçantë erdhi për gratë në forcat tona të armatosura. “Shembujt frymëzues nuk i kanë munguar asnjëherë Shqipërisë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa uron çdo grua të fortë dhe çdo grua që frymëzon. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani