Me 1 kg kokainë të fshehur në trup, dy korçarët arrestohen në kufi me Greqinë – A2

Me 1 kg kokainë të fshehur në trup, dy korçarët arrestohen në kufi me Greqinë

kokaina ne trup 1100x620

Dy persona janë arrestuar pasi po përpiqeshin të kalonin kufirin me Greqinë me një pako me mbi 1kg kokainë.

I.F., 40 vjeç dhe B.H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë, ranë në pranga pas kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas policisë, makina me të cilën po udhëtonin, një Mercedes-Benz, u përzgjodh për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.

Por pasi nuk gjetën gjë në makinë, efektivët ushtruan kontroll fizik ndaj dy personave, duke gjetur në trupin e pasagjerit, shtetasit B.H., një pako me saktësisht 1028,2 gramë kokainë, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.