Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nga “qyteti i përjetshëm”, në qytetin pa jetë... Roma zbrazet nga frika e koronavirusit

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 09:40 | Fotolajme

E quajnë “qyteti i përjetshëm”, por në ditët e fundit nuk ka fare gjallëri. Në Romë, kryeqytetin e Italisë, zakonisht turistët mbushin rrugët dhe sheshet kryesore. Por ditët e fundit, pikat kryesore turistike janë të shkreta, për shkak të frikës nga koronavirusi. Koloseu, “Fontanda di Trevi”, shkallët spanjolle dhe vende të tjera ikonë të qytetit shkelen këto ditë nga shumë pak persona.

Italia është shteti i tretë në botë për numrin e të infektuarve, dhe i pari në Evropë. Deri tani janë konfirmuar 5883 raste dhe 233 viktima. Kjo bëri që Kryeministri Conte të firmoste një dekret për izolimin e 15 krahinave në Italinë e Veriut, me rreth 16 milionë banorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë