Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Refugjatët në qiell të hapur në kufirin greko-turk, asnjë vendim nga Bashkimi Evropian

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 15:43 | Bota

Rëndohet situata në kufirin Turqi-Greqi në zonën e Kastaniasë. Mijëra refugjatë sirianë të vendosur aty prej 28 shkurtit në kushte të vështira, të irrituar nga mungesa e vëmendjes prej shteteve evropiane, tentuan të thyenin një portë në kufi, teksa e tërhoqën atë me litar, por nuk mundën t'ia dilnin mbanë. Policia kufitare turke dhe greke ndërhyri për normalizimin e situatës, ku iu desh të përdorte gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Mediat greke, ndërkohë, shkruajnë për provokime te herëpashershme nga pala turke me qëllim acarimin e emigrantëve. Sikurse raportojnë shumica prej tyre, duke iu referuar informacioneve të drejtuesve të pikës doganore në Kastania, turqit kanë hedhur flakadanë gjatë natës në drejtim të forcave greke dhe gaz lotsjellës.

Disa ditë më parë, akuzuan palën greke për shkelje të të drejtave të njeriut. Dhjetëra mijëra refugjatë siriane qëndrojnë në kufirin grek pasi Turqia i hapi dyert drejt Evropës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë