4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve

IMG 20200309 WA0072 1100x620

Janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, del se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan mbrëmjen e të dielës. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Gjatë ditës së hënë janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së hënë, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e para në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.