Karaburun, shpëtohen 3 peshkatarë që rrezikonin mbytjen – A2

Karaburun, shpëtohen 3 peshkatarë që rrezikonin mbytjen

karaburun 1100x620

Moti i keq ka rrezikuar të shndërrojë në tragjedi ditën e tre peshkatarëve në Karaburun, që kanë rrezikuar seriozisht të mbyteshin, së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në vendin  e quajtur Shën Vasil. Nga mjeti në vështirësi personat  e rrezikuar arritën gjithsesi të japin alarmin, që mobilizoi në Vlorë forcat e Policisë Kufitare si dhe ato të Delta Forcës.

Tre peshkatarët me iniciale SH.M, A.M dhe R.S kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që mjeti nuk u shpëtua dot dhe u fundos.