Kishte fshehur drogën në bark dhe në këpucë, arrestohet 32-vjeçari

WhatsApp Image 2020 03 09 at 14.23.36 1100x620

Një 32-vjeçar, me një makinë me targa greke që po përpiqej të kalonte në doganën e Kapshticës për në Greqi është arrestuar, pasi gjatë kontrollit fizik, në trupin e drejtuesit të mjetit, është gjetur një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kanabis.

Policia tha se ai e kishte fshehur pakon me drogë në pjesën e barkut, por edhe një sasi të vogël në pjesën e këpucëve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Një ditë më parë, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe duke vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.