Koronavirusi në Shqipëri, basketbolli ndërpret aktivitetet

basketboll shqiperi koronavirus 1100x620

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit sportiv për shkak të koronavirusit.

“Në vijim të komunikimeve zyrtare të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jemi të detyruar të zbatojmë udhëzimet e konfirmuara zyrtarisht për ndërprerje të aktivitetit sportiv. Nëse në vazhdim do të ketë njoftime të tjera të ndryshme do t’ju komunikojmë në kohë reale”, lexohet në njoftimin e FSHB-së.