Koronavirusi në Shqipëri, pezullohen 12 linja fluturimi me Italinë

Qeveria ka pezulluar 12 linja fluturimi drejt Italisë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se anulimi nuk prek transportin tregtar, por vetëm pasagjerët.

Anulimi i pacaktuar i fluturimeve ka ngjallur tension tek udhëtaret, të cilët janë njohur me vendimin vetëm pasi kanë kryer të gjitha procedurat për nisjen në drejtim të shtetit fqinj. 

“Na thanë vetëm që nuk do të fluturohet në Itali. Për kompensimin nuk na kanë thënë asgjë”, thonë qytetarët.

Përfaqësues te Autoritetit të Aviacionit Civil deklaruan për A2 se kompensimi i udhëtarëve do të bëhet nga kompanitë përkatëse në ditët në vijim. Aktualisht, Roma dhe Bari janë dy aeroportet që kanë mbetur të hapura dhe kompanitë vijojnë normalisht fluturimet drejt këtyre destinacioneve.