Koronavirusi në Shqipëri, Presidenca: Ftojmë qytetarët që nuk marrin trajtimin e duhur, të na kontaktojnë

presidenca 1100x620

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka njoftuar se në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të koronavirusit, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Forcë nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, z. Bahri Shaqiri.

“Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së Koronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Forcë, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore; monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie; aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme”, shkruan Blushi në Facebook.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion: [email protected]; Si dhe në dy numrat celularë: +355693435861 dhe +355693354269. Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal”, shton Blushi në postimin e tij.