Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, Rama qetëson qytetarët me mesazhin e Donald Trump

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 17:53 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Rama qetëson qytetarët me mesazhin

Kryeministri Edi Rama ka qetësuar qytetarët shqiptarë duke postuar në Facebook një mesazh të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili thotë se më shumë vdekje ka shkaktuar gripi i zakonshëm sesa koronavirusi.

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak”, lexohet në postimin e Trump.

Sipas Ramës, “ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë