Mbi 1 ton kanabis me rulot në Greqi, arrestohet çifti shqiptar

droga greqi 1100x620

Dy shqiptarë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar nga Policia greke pasi u kishin futur në Greqi më shumë se 1 ton kanabis, me një rulot. Në njoftimin e saj, policia i quan dy të arrestuarit pjesëtarë të një organizate ndërkombëtare të narkotrafikut. Sipas autoriteteve helene vlera e drogës së sekuestruar arrin në 1 730 000 euro.

Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, është bërë i mundur edhe identifikimi dhe arrestimi i tyre të shtunën, më 7 mars, në Palini, pak kilometra larg Athinës. Ata kishin trafikuar lëndën narkotike me një rulot, duke krijuar hapësira të posaçme për ta fshehur atë.

Në total, Policia greke njofton se ka sekuestruar 1 ton e 145 kg kanabis, si dhe një sasi të vogël kanabisi në formë çokollate dhe vaji. Ata kishin kaluar po atë ditë në pikën kufitare të Qafë Botës nga Saranda drejt Igumenicës.