Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Netanyahu: 14 ditë vetizolim për këdo që hyn në Izrael

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 22:51 | Bota
Netanyahu: 14 ditë vetizolim për këdo që hyn në Izrael

Çdo personi që hyn në Izrael do t’i kërkohet ta vendosë veten në karantinë për 14 ditë, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë masë e ka bërë me dije kryeministri izraelit, Benjamin Nentanyahu, me anë të një postimi në Twitter.

“Pas një dite me diskutime të ndërlikuara, ne kemi vendosur që të gjithë ata që arrijnë në Izrael nga jashtë, duhet të izolohen për 14 ditë”, shkroi Netanyahu.

“Ky është një vendim i vështirë, por thelbësor për të ruajtur shëndetin publik dhe shëndeti publik është kryesori”, shtoi Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit shtoi se kjo masë është e vlefshme për dy javët e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu