Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Po shtohen shumë të prekurit dhe viktimat”, masa e fundit e Contes: E gjithë Italia, zonë e kuqe

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 21:52 | Bota
“Po shtohen shumë të prekurit dhe viktimat”, masa e fundit

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka vendosur që e gjithë Italia të konsiderohet "zonë e kuqe", duke marrë shkas nga numri gjithmonë e më i madh i të prekurve nga koronavirusi dhe viktimave që ka shkaktuar ai.

“Nuk do të ketë zonë të kuqe. Masat shtrënguese do të zgjerohen në të gjithë Italinë”, tha Conte mbrëmjen e së hënës.

“Të prekurit dhe viktimat po shtohen shumë”, nënvizoi kryeministri italian, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të ndërrojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet.

“I kuptoj të rinjtë, por nuk kemi kohë dhe shifrat thonë se kemi një përhapje të madhe të koronavirusit dhe shumë viktima. Zakonet tona duhet të ndryshojnë tani, të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirën e Italisë. Do t’ia dalim nëse e bëjmë këtë të gjithë së bashku. Kjo është arsyeja që vendosëm të marrim masa edhe më shtrënguese për ta ndaluar koronavirusin dhe për të mbrojtur qytetarët. Jemi të detyruar që të imponojmë sakrifica. Dekreti im mund të thuhet me tre fjalë: unë qëndroj në shtëpi. Duhet të shmangen lëvizjet në të gjithë vendin, duke përjashtuar rastet e punës ose për arsye shëndetësore”, tha Conte.

Në Itali, të prekurit nga koronavirusi janë 7895, 1598 persona më shumë sesa një ditë më parë, ndërsa të vdekurit janë 463. Ndërkohë, 724 numërohen si persona të shëruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë