Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shkencëtarët në Kinë krijojnë robotin që shpëton jetë, trajton të prekurit me covid-19

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 17:22 | Teknologji
Shkencëtarët në Kinë krijojnë robotin që

Një ekip shkencëtaresh nga universitetet më të mira të Kinës kanë krijuar një robot që mund të shpëtojë jetë gjatë epidemisë së koronavirusit. Kjo pajisje, që I ngjason një krahu robotik, është në gjendje të bëjë trajtime me ultratinguj, të marrë kampione për analiza dhe të kontrollojë pacientët me Covid-19.

Këto detyra kryhen zakonisht nga doktorët dhe infermierët. Por duke përdorur këtë robot, në të cilin gjenden dhe kamera, personeli mjekësor shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me të infektuarit duke ulur dhe mundësitë e përhapjes. Përpjekjet për krijimin e këtij roboti nisën gjatë muajit shkurt dhe u finalizuan në ditët e para të marsit. Testimet e para u kryen në spitalin e Pekinit në Kinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë