Unifikimi i politikës së jashtme, Thaçi takime me liderët e partive politikë në Kosovë

MB TAKMET KOSOVE frame 684 1100x620

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mban sot takime me kryetarët e partive politike nga koalicioni qeverisës dhe opozita. Qëllimi, sipas njoftimit të presidencës, është informimi, konsultimi dhe koordinimi për çështje të interesit shtetëror. Fillimisht Thaçi u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ata nuk dhanë një prononcim pas përfundimit të këtij konsultimi. Nuk dihet ende nëse kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetar I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të marrë pjesë në takim, pasi nuk ka ardhur një konfirmim nga kreu I qeverisë. Takimet konsultuese të presidentit vijnë pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe negociatat që zhvilloi me homologun serb, Aleksandër Vuçiç.