COVID-19, studimi: Simptomat shfaqen pas 5 ditëve

Studimi Covid Koronavirus ekspertet  1100x620

Sipas një studimi nga shkencëtarë të Shëndetit Publik, pacientët me koronavirus kanë shfaqur simptoma, pas mesatarisht 5 ditësh, të cilët thonë se karantinimi 14 ditor është i arsyeshëm.

Një vlerësim i saktë i periudhës së inkubacionit të virusit të ri, e bën më të lehtë për ekspertët të parashikojnë dinamikat e epidemisë dhe vendosjen e një ekuilibri mes masave drastike të kontrollit dhe frenimit të situatës. Studiuesit e universitetit John Hopkins, zbulojnë se periudha mesatare e inkubacionit është 5.1 ditë, më gjatë se sa një grip i zakonshëm.

Shkencëtarët vlerësojnë se më pak se 2.5 për qind e pacientëve i kanë shfaqur simptomat brenda 2.2 ditëve, ndërsa 97.5 për qind brenda 11.5 ditëve. Ekspertët e shëndetit publik kanë përdorur një periudhë 14 ditore karantine, bazuar te vlerësimet, por tani John Hopkins konfirmon se afati është i mjaftueshëm. Sipas studimit për çdo 10 mijë individë të vendosur në karantinë për 14 ditë, vetëm 101 prej tyre kanë shfaqur simptoma pas daljes nga izolimi.