Fillimet e epidemisë, mjekët: Përhapja varet nga ju, kufizoni daljet

Jemi vetëm në fillimet e epidemisë nga koronavirusi. Drejtues të grupit Task-Force i bënë thirrje popullatës që të ndryshojë sjelljet në të përditshmen e tyre: rrini në shtëpi, mos frekuentoni baret, restorantet, shmangni transportin publik dhe vendet me njerëz. 

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, tha: “Do të ketë shtim të numrit të të prekurve. Jemi në fillim të një epidemie. Si mund të parandalohet? Secili të qëndrojë në shtëpi dhe të bëjë gjërat e domosdoshme. Mos të shkojmë në bare e restorante”.

Edhe pse njerëzit në Tiranë nuk i kanë shmangur baret, grumbullimet dhe as transportin publik, përfaqësuesit e shëndetësisë deklaruan se vetëm ndërgjegjësimi i tyre mund të parandalojë përhapjen e virusit: “U lutem qytetarëve që të shmangin lëvizjet, duhet bashkëpunim”.

Deri tani, 10 rastet e prekura nuk rezultojnë në gjendje të rëndë, ndërsa po mbahen nën monitorim nga mjekët e Spitalit Infektiv.