Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Iran, 44 të vdekur nga helmimi pasi u përpoqën të mbajnë larg koronavirusin me alkool

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 17:01 | Bota
Iran, 44 të vdekur nga helmimi pasi u përpoqën të

Numri i personave në Iran që kanë vdekur nga helmimi me alkool ka shkuar në 44. Kjo rritje e numrit të vdekjeve ka ardhur pasi vendasit kanë nisur të konsumojnë shumë alkool për të mbajtur larg virusin e ri.

Në Iran janë prekur nga koronavirusi mbi 8 000 persona, ndërkohë që 291 janë viktimat, duke qenë një nga vendet më të prekura në botë.

Sipas medias shtetërore në Iran, viktimat “e kanë tepruar me alkoolin pasi kanë dëgjuar thashetheme se ai mban larg koronavirusin dhe janë helmuar”.

Në Khuzestan, numri i viktimave nga helmimi është më i madh sesa numri i viktimave që ka shkaktuar koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani