Irani do të shpallë mjekët dhe infermierët e vdekur nga koronavirusi si martirë

iran martiret 1100x620

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, me 8600 të prekur nga COVID-19 dhe 291 viktima.

Në një deklaratë zyrtare, lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei deklaroi se personeli mjekësor i vdekur gjatë përballjes me emergjencën sanitare do të marrë statusin e martirit, si ushtarët e rënë gjatë luftës kundër Irakut.  

Shpesh herë gjatë këtyre ditëve të fundit regjimi i Teheranit ka përdorur terma propagandistike në përshkrimin e emergjencës sanitare, duke kujtuar disa herë sakrificën që populli ka kaluar gjatë konfliktit me shtetin fqinj, në vitet ’80, që shkaktoi të paktën 1 milion të vrarë  nga të dy palët.

Ashtu si martirët ushtarakë, edhe familjet e personelit mjekësor që ndërrojnë jetë do të mbahen me pensione të posaçme nga Teherani.

Sot sipas Ministrisë së Shëndetit në Iran ka pasur një rritje me 18% të të prekurve nga virusi, dhe 12% rritje të vdekjeve. Mundësitë e përhapjes mund të jenë edhe më të mëdha duke menduar se po afron Viti i Ri persian, Novruzi, në 20 mars.

Nga frika e koronavirusit, në rajonin e Ahvaz, 44 persona kanë humbur jetën dhe 270 janë të shtruara në spital pasi janë helmuar nga pije alkoolike të bëra vetë, edhe pse kjo gjë ndalohet rreptësisht nga ligjet iraniane. Personat mendonin se alkooli ka efekt neutralizues ndaj virusit vdekjeprurës.